
Postuar: Janar 12, 2025 | 21:24
Pjesa e parë e finales së Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës, u mbyll me rezultatin 1-4 për katalanasit.
Një avantazh prej tre golash në fundin e pjesës së parë nga Barça në klasike, nuk ndodhte prej 77 vitesh.
Ishte viti 1948, kur Barcelona fitonte 3-0 pjesën e parë, për ta mbyllur 4-2. Më parë, pikërisht në vitin 1926, katalanasit mbyllnin po me rezultatin 0-3, ndërsa sfida përfundonte e gjitha 1-5.
Kjo finale tashmë i përket historisë.
PANORAMASPORT.AL
