Barcelona do të luajë ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e “Copa del Rey”


Shorti i hedhur të mërkurën ka përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të Copa del Rey, ku Barcelona do të përballet me Atletico Madrid, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Real Madrid do të sfidojë Real Sociedad.

Ndeshjet e para do të luhen më 26 shkurt, ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar më 2 prill në Madrid, ku Atletico dhe Real Madrid do të jenë skuadrat pritëse.

Ky duel mes Barcelonës dhe Atletico sjell në kujtesë përballjen e tyre të fundit në këtë fazë të turneut, në vitin 2017, kur katalanasit eliminuan ekipin e Diego Simeone me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ndërkohë, shorti ka lënë të hapur mundësinë për një finale të madhe “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, një duel i cili nuk është zhvilluar në finalen e Kupës së Mbretit prej më shumë se një dekade.



Source link