Ballkani i kërkon 3 pikë:

Ballkani i kërkon 3 pikë:


Kampioni aktual i Kosovës në futboll, po i kërkon 3 pikë në tavolinë, për ndeshjen ndaj Feronikelit’74, e cila në Suharekë u mbyll 1-1.

Arsyeja sipas zyrtarëve të Ballkanit, qëndron te fakti se skuadra nga Drenasi, ka inkuadruar një futbollist që nuk kishte të drejtë loje, raporton Klankosova.tv.

Për këtë shkelje, siç e konsiderojnë suharekasit, ata dërguan ankesë në Komisionin e Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK nuk e ka regjistruar ende rezultatin e këtij ballafaqimi që u zhvilluar më 21 shkurt 2025.

Por kush është lojtari për të cilin është ankuar Ballkani dhe ku e bazohen “Xhebrailat” për këtë çështje?

Lavdim Zumberi nuk është i regjistruar në sistemin ndërkombëtar TMS, si futbollist i Feronikelit’74.

Siç vërehet nga ky sistem, ku Klankosova.tv. e ka sigurar pasqyrimin, ai figuron ende si një lojtar i skuadrës zvicërane, FC Baden 1897, duke e pasur statusin aktiv si futbollist i këtij ekipi.

 

Megjithatë për këtë situatë, klubi i Feronikelit’74 e lë fajin tek Federata e Futbollit të Kosovës.

Në një prononcim për Klankosova.tv, kryetari i klubit, Ekrem Elshani ka deklaruar se është FFK-ja ajo e cila e ka koklavitur këtë çështje, duke mos e kompletuar dosjen.

“Zumberi është lojtar i yni i regjistruar në FIFA Connection. Në këtë rast, përgjegjësia bie mbi Federatën e Futbollit që nuk ka arritur ta regjistrojë futbollistin. Ai ka luajtur disa ndeshje për ekipin tonë”, i tha Klanit, presidenti i Feronikelit’74.

Megjithatë, FFK nuk e ka regjistruar ende zyrtarisht rezultatin e ndeshjes Ballkani – Feronikeli’74, që të poremten e kaluar u mbyll me rezultat 1-1, andaj për këtë, Elshani thotë se nuk klubi që ky e udhëheq është i pastër me atë që u shfaq në fushë.

“Pavarësisht se çfarë vendimi merret, Feronikeli është absolutisht i pafajshëm dhe absolutisht i pastër”, deklaroi numri 1 i “Niklit”.

Sipas tij, këtë lëshim të federatës, tani po e shfrytëzon Ballkani për t’i marrë pikët e plota, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Klankosova.tv. merr vesh se nga FFK janë ende në fazën e konsultimeve zyrtare, se si do të veprohet në këtë çështje, madje kanë kërkuar mendin edhe nga instanca ndërkombëtare të futbollit.

Aktualisht, Drita e udhëheq renditjen tabelare në Superligë me 47 pikë, dhjetë më shumë se Ballkani.

Nëse ndeshja e këtyre të fundit ndaj Feronikelit’74 do të regjistrohet me rezultat zyrtar, siç po pretendojnë suharekasit se i takon, atëherë dallimi me “Intelektualët” do të ulej në -8 pikë

The post Ballkani i kërkon 3 pikë: “Feronikeli’74 futi në fushë një futbollist pa të drejtë loje” appeared first on Klan Kosova.



Source link