
Kandidati nga radhët e VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci ka qëndruar për vizitë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku ka thënë se më banorët e kësaj lagje ka bashkëbiseduar për punët e mira që po bëhen dhe për rrugën e sigurt drejt fitores më 9 shkurt.
Bajqinovci tutje ka thënë se përkrahja e qytetarëve është e madhe dhe mobilizimi vazhdon.
“Vizitë në lagjen Kalabria, Prishtinë
Sot patëm kënaqësinë të takojmë banorët dhe bizneset e lagjes Kalabria në Prishtinë. Bashkëbiseduam për punët e mira që po bëhen dhe për rrugën e sigurt drejt fitores më 9 shkurt.
Përkrahja e qytetarëve është e madhe dhe mobilizimi vazhdon!
Lëvizja 118
Albin Kurti 1
Mefail Bajqinovci 48”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në facebook.