
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mefail Bajqinovci ka thënë mobilizimi i banorëve të Komunës së Vitisë dëshmon vullnetin për të mbështetur punën dhe vizionin e VV-së.
Bajqinovci, tutje ka falenderuar të gjithë banorët e Vitisë për pjesëmarrjen masive në tubimin elektoral të VV-së në këte Komunë.
“Falënderim të veçantë për të gjithë banorët e Vitisë për pjesëmarrjen masive dhe përkrahjen e jashtëzakonshme në tubim. Ky mobilizim dëshmon qartë besimin dhe vullnetin tuaj për të mbështetur punën dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Bashkë për fitore më 9 shkurt 2025!
Lëvizja 118
Albin Kurti 1
Mefail Bajqinovci 48” ka shkruar Bajqinovci në një postim në facebook.