
Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci ka kritikuar opozitën për mungesën e lidhjes së vazhdueshme me qytetarët gjatë mandatit të tyre, duke theksuar se një marrëdhënie e qëndrueshme me popullin është themelore për ndërtimin e besimit dhe legjitimitetit në demokraci.
Sipas Bajqinovcit, opozita ka dështuar të komunikojë me qytetarët për katër vite rresht dhe tani, në periudhën zgjedhore, po përpiqet të kërkojë vota përmes platformave si Facebook, TikTok dhe Instagram. Ai vuri në dukje se dy javë fushatë nuk mjaftojnë për të bindur qytetarët, sidomos kur për një kohë kaq të gjatë opozita ka qenë e padukshme.
“Ne si Lëvizje kemi dëshmuar se 4 vjet rresht tërë kohën kemi komunikuar me popull në takime, rrjete sociale etjjj,” deklaroi Bajqinovci, duke theksuar dallimin mes qasjes së Vetëvendosjes dhe partive opozitare.