
Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një takim me disa banorë të lagjes “Kolovica”.
Sipas Bajqinovcit në këtë takim u diskutua për arritjet dhe rëndësinë e vazhdimit të punës së mirë për vendin tonë.
”Kisha kënaqësinë të bisedoja me banorët e lagjes “Kolovica” në Prishtinë, ku diskutuam për arritjet dhe rëndësinë e vazhdimit të punës së mirë për vendin tonë. Mbështetja e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE po rritet”, ka shkruar Bajqinovci.
Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj, së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë dhe për Kosovën, ka shtuar deputeti i VV-së.