
Mefail Bajqinovci është i bindur në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kandidati me numër 48 ka thënë se qytetarët janë të vendosur ndërsa opozita është e shqetësuar.
“Fitorja e madhe po afron!
Opozita e shqetësuar, qytetarët të vendosur! Përballë retorikave boshe dhe mashtrimeve të tyre, qytetarët po zgjedhin të vërtetën, punën dhe vizionin që po sjell ndryshim të prekshëm për Kosovën.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë dëshmuar se shteti fuqizohet me drejtësi, zhvillim dhe mbështetje për secilin qytetar. Opozita mund të lodhet duke shpifur e mashtruar, por populli e di kush po punon për të dhe kush për interesa personale.
Më 9 shkurt, bëjmë historinë sërish – për Kosovën, për drejtësinë dhe për të ardhmen e ndritur të vendit tonë” shkruan Bajqinovci në Facebook.