Avokati Altin Goxhaj protestë para bashkisë, Policia Bashkiake kërkon largimin e tij, përplasja para Bashkisë Tiranë (Video)


Avokati Altin Goxhaj po proteston para Bashkise Tirane duke kerkuar shkarkimin e Erion Veliaj si kryetar bashkie dhe po mbledh firmat per Partine Aleanca Konservatore Për Shqipërinë. Policia Bashkiake ka shkuar dhe ka tentuar ta largoje, pro duket se nje veprim i tille ka rezultuar i pasuksesshem. Ne videon e publikuar nga avokati duket momenti kur ai i perze punonjesit e policise bashkiake te cilet sipas avokatit jane aty ne kundershtim me ligjin.

” Veremlija sjell patronazhistët e Bashkisë për të penguar mbledhjen e firmave të Aleanca Konservatore Për Shqipërinë (çdo ditë në 13:00-19:00 para Hyrjes Kryesore të Bashkisë Tiranë) por ne siç ju kemi thënë jemi çdo ditë këtu përveç mbledhjes së firmave edhe për të protestuar dhe kërkuar shkarkimin e Veremlisë dhe ky fakt përjashton praninë e policisë bashkiake pasi është kompetencë ekskluzive i Policisë së Shtetit sipas ligjit të tubimeve. Puna është se Policia e Shtetit nuk veproi ndaj policëve bashkiakë kur shkuan të protestojnë si civilë para SPAK ndaj dhe është e kompleksuar për të vepruar ndaj nesh”, shprehet Goxhaj ne reagimin e tij publik.



Source link