
15 Jan. Aventurë e re për ish-sulmuesin e Shpresave, futbollisti i dalë nga akademia e Sasuolos gjen një tjetër skuadër në Itali
[ad_1]
Postuar: Janar 15, 2025 | 21:02
Aristidi Kolaj nis një tjetër etapë në karrierën e tij. Ish-sulmuesi i Shpresave, ka firmosur sot në një tjetër klub të Serisë C në Itali.
Lojtari i dalë nga akademia e Sasuolos, sot ka lënë ekipin e Krotones, duke iu bashkuar skuadrës së Renate, e cila ka siguruar firmën e tij si huazim deri në fund të këtij sezoni.
Kolaj kishte firmosur me Krotonen gjatë verës një kontratë trevjeçare por mosaktivizimi i rregullt ka bërë që sulmuesi të kërkojë një tjetër skuadër. Renate është bërë skuadra e 8 në karrierën e tij pas Sasuolo, Pro Patria, Alesandria, Peskara, Lumexane, Sorrento dhe Krotone.
PANORAMASPORT.AL

[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.