Atentat me arme në Vlorë qëllohet mbi një makine, humb jeten 30 vjeçari Kristian Marku


Një person është gjetur i pajetë në autostradën Vlorë-Fier. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se është vrarë. Ngjarja na ndodhur prane nje karburanti ne rrugen Fier-Vlore. Policia ka njoftuar se pak metra larg vendit te ngjarjes eshte gjetur nje makine e djegur e cila dyshohet se eshte e autoreve. Autoret kane qelluar nga automjeti ne ecje.  Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristian  Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Source link