ASH-Sela: Ministra të Qeverisë keqpërdorin veturat zyrtare për aktivitete partiake


Nga Aleanca për Shqiptarët kanë akuzuar Ministrat e Qeverisë nga VLEN se po përdorin veturat zyrtare për aktivitete partiake

 

“Ministra e zëvendës ministra të Qeverisë keqpërdorin veturat zyrtare për qëllime dhe aktivitete partiake.

Gjatë një aktiviteti partiak në Dibër, ditën e Dielë, vijnë me vetura të Qeverisë duke shfaqur pompozitet (me fllesherë). Në këto aktivitete shifen edhe në foto, zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe zëvendësministrja e mbrojtjes, Elfete Ismaili.

Ftojmë Komisionin Shtetëror për Prandalimin e Korrupsionit, Prokurorinë Publike dhe të gjitha organet kompetente që të hetojnë dhe sanksionojnë këto keqpërdorime” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët. (Klanmk)



Source link