
Avokati Gylsen Zhllima në një intervistë të dhënë për FaxNews ka komentuar arrestimin e Safet Bajrit nga forcat RENEA të ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Shkodër.
Avokati në fjalën e tij thekson se ky nuk është një aksion për të goditur krimin e organizuar, pasi këto ndodhin pasi ka mbaruar ngjarja e ndodhj edhe prishja e provave për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
“Këto aksione janë aksione për të goditur krimin e organizuar, por krimi i organizuar nuk goditet në kushte në flagrance, por mënyra sesi operon SPAK lë për të dëshiruar. Pasi krimi kapet në mënyrë flagrante jo kur ka mbaruar veprimtarinë kriminal, do të thotë se institucioni i Prokurorisë së Posaçme duhet të jetë në terren jo përmes porosive dhe në fund bën një aksion.
Krimi i organizuar duhet të goditet në Terren dhe nëse bëhet një ngjarje kriminale në vend shkon prokuroria e zakonshme nëse ajo nuk ka kompetencë ja kalon SPAK, por ndodh që prishen e provat e kjo bën që të mos kapen autorët”, ka thënë ai.