
Pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe një lufte 15 mujore që la plagë të shumta te qytetarët e Gazës, Izraeli liron 183 të burgosur palestinezë, ndërsa Hamasi nga ana e tij liron tre pengje.
Mediat e huaja raportojnë se Izraeli nisi këtë të shtunë të lirojë dhjetëra të burgosur palestinezë, me autobusë që arritën nderi në Bregun Perëndimor.
Një total prej 183 të burgosurish u liruan, u liruan si pjesë e shkëmbimit tre pengjeve izraelite, shkruan
Ky është këmbimi i pestë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës në muajin janar.
Dhjetëra luftëtarë të armatosur të Hamasit formuan soty një kordon sigurie në një zonë në qytetin Deir el-Balah, me gjasë për të kontrolluar masën e mbledhur për të parë lirimin e pengjeve.
Në “Sheshin e pengjeve” në Tel Aviv qindra njerëz u mblodhën për të mirëpritur pengjet e liruar. Atje është vendosur gjithashtu një ekran i madh ku numërohen ditët, orët, minutat dhe sekondat që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, synon lirimin e 33 pengjeve gjatë fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes.
Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit pritet të nisin të hënën, por ende nuk dihen detaje për bisedimet.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pas këtij këmbimi, një delegacion izraelit do të niset për në Doha për negociata të mëtejme për armëpushimin.
Në fazën e dytë synohet lirimi i më shumë pengjeve dhe hapja e rrugës për përfundimin e përhershëm të luftës, që nisi më 7 tetor 2023.