
Një përditësim i ri për iPhone adresoi një problem kritik sigurie përmes të cilit një haker mund të çaktivizonte një veçori sigurie 7-vjeçare të USB-ve.
Në mesin e shënimeve të përditësimit iOS 18.3.1 dhe iPadOS 18.3.1 gjendet një sqarim i problemit. Hakerët mund të çaktivizonin funksionalitetin USB Restricted mode ndërsa Apple thotë se kjo dobësi sigurie mund të jetë shfrytëzuar në sulme kundrejt individëve specifikë.
Por për realizimin e sulmit hakerët duhej të kishin qasje fizike në pajisje. Kështu që nëse telefoni juaj nuk ka rënë në duar të gabuara, nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me përditësimin e ditës së Hënë.
USB Restricted Mode, përfshirë në iOS 11.4.1, nuk lejonte aksesorët USB të kenë qasje në të dhënat e pajisjes nëse kjo e fundit ka qëndruar e kyçur për më shumë se një orë.
Ideja e këtij funksionaliteti është mbrojtja e iPhone dhe iPad nga pajisjet që përdoret nga agjencitë ligjzbatuese si Cellebrite apo Graykey. Është edhe arsyeja pse ku lidhni një pajisje në Mac ose kompjuter Windows ju kërkohet të vendosni kodin në pajisje.
Apple nuk dha informacion se cilat entitete mund të kenë shfrytëzuar problemin e sigurisë për të kryer sulme edhe pse është në dijeni të një raporti.
Për tu siguruar se USB Restricted Mode është aktivizuar duhet të shkoni në Settings > Face ID (or Touch ID) & Passcode. Shkoni në “Accessories” dhe sigurohuni që butoni është i fikur.
/PCWorld Albanian