Apolonisë ia bllokoj futbollin total


Postuar: Shkurt 1, 2025 | 12:14

Erzeni pas humbjes në javën e 20-të në “Arena e Demave” përballë Burrelit, takimin e radhës do ta luajë në shtëpi. Fierakët e Apolonisë do të rreshtohen përballë shijakasve në “Tofik Jashari”.

ergys luga

Trajneri Ergys Luga, flet për humbjen e një jave më parë, por edhe për takimin e radhës për “Panorama Sport”.

“Të luash në shtëpi është diçka e mrekullueshme. Ku ka më bukur se t’i luash ndeshjet ne shtëpi, sidomos në Shijak ku tifozët janë shumë të ndjeshëm dhe emocional, kur vjen puna tek ekipi i Erzenit. Uroj të kemi mbështetjen e tyre.

Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët tanë që na motivojnë”, tha në fillim Luga. Ky i fundit foli edhe për sfidën me Apoloninë.

“Futbollistët janë djem të rinj. Ne si staf përveç stërvitjes po merremi me burimet e energjive psiko-fizike të tyre për t’i bërë ato më komfort. Por ky është futbolli, ndaj është i bukur. Ne ishim të përgatitur për këtë takim. Apolonia është një ekip me djem të rinj. Zhvillon futboll total.

Kanë pikat e forta dhe pikat e dobëta të tyre dhe vijnë pas dy javësh të bukura. Ata kanë arritur dy fitore në ndeshjet e fundit. Është një ekip që punon shumë mirë dhe ka bërë një punë shumë të mirë me ekipet zinxhir. Ne do te hyjmë në fushë për të bërë futbollin tonë. Nuk e di çfarë objektivi ka Apolonia, por ne kemi objektivin tonë. Do të hyjmë në fushë të motivuar për 3 pikët. Ka dhe 13-të javë garë”, mbylli Luga.

ALBERT ALIKO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link