Ankohet edhe vëllai i zëvendësministrit Astrit Iseni: 3 muaj nuk kemi rroga!


Vëllai i Astrit Isenit, zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Driton Iseni në një koment në faqen e TV21 u ankua se në tre muaj nuk kanë marrë rroga.

Ai komentoi në lajmin ku ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska iu përgjigj paralajmërimeve të zv/kryeministrit Izet Mexhiti për “punësimin e qindra, ndoshta mijëra shqiptarëve”, duke thënë se nuk ka nënshkruar punësime në baza etnike dhe se një gjë e tillë nuk është parashikuar në planet vjetore të buxhetit.

Driton Iseni në këtë lajm komentoi: “Planin vjetor a e ke parapa per drejtorin e devizave shtetrore, qe 3 muaj na ke lone pa rrohe?”.



Source link