Ançeloti dhe Pep janë mbretërit e Europës, froni është për teknikun italian


Rezultati i pjesshëm vazhdon të thello het dhe pasi Reali i Madridit eliminoi Mançester Sitin në play-off në Ligën e Kampioneve, ekuilibri i dueleve europiane mes dy trajnerëve anon qartë në favor të italianit të Realit. Pas asaj që ndodhi në “Bernabéu” mbrëmjen e 19 shkurtit, Karlo Ançeloti ka mundur të eliminojë Pep Guardiolën në katër raste, krahasuar me vetëm një të katalanasit ndaj italianit.

anceloti guardiola

Fitorja e dyfishtë në “Etihad” fillimisht dhe më pas në “Bernabeu” ka bërë që edhe njëherë tjetër peshorja të anojë nga klubi i dashuruar me kompeticionin më të rëndësishëm kontinental, Real Madrid. Testi i vështirë ndaj Sitit është kaluar si nga Ançeloti ashtu edhe nga lojtarët e tij.

Gjithçka ishte në sintoni, tifozët, ritualet para ndeshjes, të njëjtat gjeste dhe mbi të gjitha jeleku fatlum që mban gjithmonë trajneri italian, por mbi të gjitha shpirti garues i “Los Blancos”. Ai dhe Pep Guardiola janë dy trajnerët që kanë qenë në krye në nivel klubesh në dekadën e fundit.

Karlo Ançeloti dhe Pep Guardiola janë fituesit më të mëdhenj në futbollin bashkëkohor. Ndaj duket se në çdo përballje mes dy trajnerëve është në lojë titulli i nderit më i miri në botë dhe sërish duket se anon nga tekniku i Realit të Madridit. Ata monopolizojnë çmimet individuale dhe, në veçanti, Ançeloti që është fituesi aktual i çmimit “Trajneri më i mirë i vitit”, duke pasuar Guardiolën në fron.

NJËMBËDHJETË VJET BETEJA EUROPIANE – Gjithçka mes tyre e ka zanafillën në sezonin 2013-14. Asokohe ishin Reali dhe Bajerni i Mynihut që u përballën me njëri-tjetrin. Triumfi ishte për Realin e Ançelotit me katër gola në Mynih! Një triumf i italianit që fundosi si ekipin gjerman ashtu edhe vetë trajnerin Guardiola. U deshën tetë vjet që të dy trajnerët të përballeshin me njëri-tjetrin në Champions. Në mes, përplasjet në Premier League dhe FA Cup, me Guardiolën që triumfonte kundër Evertonit të Ançelotit.

Katër fitore në Premier Ligë dhe një eliminim në FA Cup. Të gjithë ishin në favor që ai ishte trajner i Barcelonës. Historia ndryshon, siç thamë, me Evropën në lojë. Sezoni 2021-2022 dhuroi një nga duelet më emocionuese me Sitin e Guardiolës që fitonte 4-3 në “Etihad”. Në “Bernabeu”, Siti e kishte trullosur Realin, por nuk e kishte vrarë dhe aty u shfaq një tjetër mrekulli, ku me dy golat e Rodrigos, ndeshja shkoi në kohën shtesë, me Benzema që i dha biletën Madridit.

Hakmarrja e Pepit nuk vonoi dhe mbërriti një sezon më vonë (2022-23). Katër golat e Sitit në ndeshjen e kthimit dhe pafuqia e Realit rrezikuan stolin e Ançelotit nga Madridi. Por futbolli është plot mundësi dhe ky erdhi sërish një sezon më vonë. Këtë herë ishte Reali i Ançelotit që kërkonte të linte pas shijen e keqe të sezonit të mëparshëm, diçka që ia dolën ta bënin pas një ndeshjeje emocionuese të parë që përfundoi në barazim 3-3 në “Bernabéu” dhe një provë qëndrese në ndeshjen vendimtare në Mançester.

Një barazim 1-1 që u vendos nga lotaria e penalltive me Realin që kaloi në gjysmëfinale. E vërteta është se kompeticioni më i mirë kontinental në pesë vitet e fundit është shënuar nga këto duele mes Ançelotit dhe Guardiolës. Italiani ka pesë si trajner (dy me Milanin dhe tre me Realin Madrid) dhe dy të tjerë si lojtar për kuqezinjtë e Milanos. Katalanasi ka tre si trajner (dy me Barcelonën dhe një me Sitin) dhe një si lojtar i Barçës. Por me diferencën se në këtë sezon Ançeloti e ka ende llogarinë të hapur.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link