
05 Feb. Analiza/ Europiani U-21 në Shqipëri dhe Serbi, anët pozitive dhe negative të vendimit historik të UEFA-s
[ad_1]
Kandidatura e përbashkët e federatës shqiptare dhe asaj serbe u votua nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe tashmë është zyrtare. Por, sa sensitiv është një vendim i tillë, kë prek ky bashkëpunim dhe nga ana tjetër, cilat janë gjërat pozitive që mund të sjellë ky organizim.
ANËT POZITIVE
* Organizimi i një turneu të tillë padyshim që do të ndihmonte lëvizjen futbollistike në Shqipëri, përpos të ardhurave që do të sillte për Federatën Shqiptare të Futbollit.
* Infrastruktura do të përmirësohej ndjeshëm. Nëse aktualisht shohim që fushat e reja që po ndërtohen në Shqipëri janë kryesisht me bar artificial, do të kishte përmirësime jo vetëm në stadiumet që do të luhen ndeshjet, por edhe në fusha më modeste ku ato skuadra do të zhvillojnë stërvitje përgjatë gjithë turneut, fusha e së cilave duhet të jetë me bar natyral.
* Edhe pse ky turne nuk sjell një numër tifozësh as të afërt me Kampionatin Europian të të rriturve, në atë muaj do të jetë sërish ngjarja kryesore sportive e cila do të tërheqë mjaft vëmendje, pasi shumë lojtarë në moshë të re që konsiderohen yje, janë gjithmonë pjesë e skuadrave U-21.
* Kombëtarja U-21 do të kualifikohej automatikisht në fazën finale të Europianit, diçka që nuk është arritur me skemën e këtij turneu dhe është një reklamë për lojtarët.
ANËT NEGATIVE
* Historia nuk është në anën e FSHF-së. Ajo që ka ndodhur para 11 viteve në Beograd, padyshim ka lënë shenjë te çdo tifoz i Kombëtares shqiptare.
* Pavarësisht sa kohë ka kaluar dhe të gjithë duhet të ecin përpara, askush nuk e ka harruar luftën në Kosovë. Problemet e fundit nëpër stadiume të ndryshme, i kanë fryrë edhe njëherë zjarrit. Në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe jo vetëm, kemi parë parula “Kosova është Serbi” dhe flamuj të Shqipërisë të kthyer me kokë poshtë. Kjo ka ndodhur edhe në ndeshjet e Kosovës dhe padyshim që prek shumë njerëz.
* Injorimi i shumë figurave të njohura të futbollit shqiptar (Cana, Tare etj), të cilët kanë patur një qëndrim kundër me organizimin e këtij turneu së bashku me Serbinë.
* Qasja që do të kenë lojtarë të caktuar të Kombëtares shqiptare, të afërm të të cilëve kanë provuar peripecitë e luftës dhe frika e krijimit të një klime jopozitive brenda skuadrës.
PANORAMASPORT.AL

[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.