Analiza/ Bindin skuadrat e kreut, 90 minuta larg kalendarit të fazës së tretë. Ja formacionet e javës së 21-të


Java e 21-të e kampionatit të Kategorisë së Parë ka konfirmuar marshimin e tri skuadrave të kreut. Gjithsesi, më shumë bindi Flamurtari që fitoi 3-0 në Lushnjë, ndërsa Besa dhe Vora vuajtën për të marrë trepikëshin ndaj Kukësit dhe Burrelit.

flam lushnj

Rezultatet e kësaj jave kanë sjellë ndryshime vendesh, por edhe ngjeshje në mesin e renditjes. Tani, e gjithë lufta ka të bëjë me pozicionimin në gjashtëshen e parë në fund të fazës së dytë. Ky objektiv primar ka të bëjë me kalendarin e fazës së tretë, ku siç dihet formula u bën të mundur gjashtë skuadrave të para që të luajnë një ndeshje më shumë në shtëpi. Kanë mbetur edhe 90 minutat e fundit, që do të luhen të shtunën ora 13:30, për të mësuar pozicionim e skuadrave në renditje pas përfundimit të fazës së dytë, si dhe për të mësuar radhën e ndeshjeve të fazës së tretë. Vora e ruajti me vështirësi kryesimin, ku kjo erdhi falë golit të shënuar nga Françesko Hasaj në minutën e 81-të në transfertën e Burrelit. Matjanët janë marrë me gjykimin, pasi sipas tyre goli i Vorës erdhi nga një pozicion jashtë loje. Por gjyqtari Cjapi i kurseu kartonin e kuq golashënuesit Hasaj, i cili gjatë festimit për një moment e hoqi fanellën nga trupi, por e veshi shpejt pasi ishte ndëshkuar më parë me një të verdhë.

Siç thotë populli: të shkuara dhe të harruara, pasi rezultati nuk ndryshon më, ndonëse matjanët mund të kenë të drejtat e tyre në rastet e mësipërme. Flamurtari mori një fitore argëtuese në “Roza Haxhiu”, ku mposhti vendësit e Lushnjës në shifrat 3-0, ku vendosën golat e Markut, Oshafit dhe Bathës me penallti. Vlonjatët janë të sigurt në vend të dytë, ndërsa Lushnja rrezikon që të mbetet jashtë gjashtëshes së parë. Besa ka vuajtur shumë për të fituar ndaj Kukësit, ndeshja e cila u luajt në fushë asnjanëse ”Arena e Demave” dhe pa praninë e tifozëve. Mbrojtësi Jurgen Goxha ishte heroi i Besës, pasi me golin që shënoi në fund bëri që besa të fitojë në shifrat 2-1 ndaj Kukësit, që po i shtohen “ethet” e mbijetesës.

Kavajasit kanë gabuar shumë gjatë rrugës, gabime të cila po i paguajnë për momentin në krahasim me ecurinë e dyshes së parë. Pogradeci arriti të marrë një fitore me vlera, ndonëse në shifra minimale, 1-0, ndaj Korabit. Me golin e shënuar nga kapiteni Zguro me penallti, liqenorët janë ngjitur në vendin e pestë me 30 pikë dhe shpresojnë që ta ruajnë këtë pozicionim deri në fund. Barazimi 1-1 në shtëpi me Valbonën konsiderohet hap fals për Kastriotin, pasi ka vënë në dyshim gjashtëshen e parë. Krutanët u paraqiten në ndeshje pa trajnerin Stavri Nica, i cili me shumë mundësi tani është larguar përfundimisht, pa kthim prapa. Me barazimin 0-0 në “Tofik Jashari” Erzeni dhe Apolonia më shumë i kanë prishur punë njëra-tjetrës, pasi qëllimi i të dy ekipeve ishte marrja e trepikëshit.

 

formac

f3

RENDIT

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link