Alibaba lançon një model AI që thotë se është më i fuqishëm se DeepSeek-V3


Kompania teknologjike Alibaba ditën e Mërkure lançoi një version të ri të modelit AI Qwen 2.5 për të cilin pretendon se është më i fuqishëm sesa DeepSeek-V3.

Debutimi i papritur i Qwen 2.5-Max, ditën e parë të Vitit të ri Hënor të Kinës ku shumica e njerëzve janë me pushime dhe pranë familjeve është një tregues i presionin që startupi AI Kinez DeepSeek ka aplikuar në tre javët e fundit jo vetëm mbi rivalët e huaj por edhe ato vendas.

“Qwen 2.5-Max ofron performancë më të lartë sesa GPT-4o, DeepSeek-V3 dhe Llama-3.1-405B,” shkruante Alibaba në rrjetin social WeChat.

Debutimi i asistentit AI të DeepSeek më 10 Janar, fuqizuar nga modeli DeepSeek-V3, si dhe lançimi i modeli R1, shokoi Luginën e Silikonit duke nisur një rënie të tregut të aksioneve teknologjike në mbarë botën.

Investitorët ishin të shqetësuar nga planet e shpenzimeve të mëdha të kompanive Amerikane në zhvillimin e AI në një kohë kur startupi Kinez po bën të njëjtën gjë me kosto të papërfillshme.

/PCWorld Albanian





Source link