
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka realizuar gol në ndeshjen që Sparta Praha është duke e zhvilluar ndaj Dukla Prahas në kuadër të Kupës së Çekisë.
Rrahmani realizoi në minutën e 40-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Jan Kuchtas.
Megjithatë, pas përfundimit të pjesës së parë Rrahmani u zëvendësua nga trajneri dhe vendin e tij e zuri Ermal Krasniqi.
Nga minuta e parë në këtë takim është aktivizuar edhe mesfushori Qazim Laçi pas performancës së tij fantastike në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Dynamo Budejovices.
Rrahmani po kalon në një formë të mirë këtë edicion me fanellën e gjigantit çek ku pas 14 ndeshjeve të luajtura në ligë ka realizuar katër gola dhe ka dy asistime