Aktorja e njohur ndahet nga bashkëshorti


Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj, ish-lojtari i NFL-së, Eric Johnson, janë ndarë pas 10 vjetësh martesë.

“Eric dhe unë kemi jetuar veçmas, duke qendruar në një situatë të dhimbshme në martesën tonë”, tha Simpson për “People”-n.

“Fëmijët tanë janë të parët dhe ne po fokusohemi në atë që është më e mira për ta. Ne jemi mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që na ka ardhur dhe vlerësojmë privatësinë tani ndërsa punojmë me këtë si familje.”

Dyshja, që u martua në vitin 2014 pas katër vjetësh lidhjeje, ka tre fëmijë: Maxwell Drew, 12 vejç, Ace Knute, 11 vjeç dhe Birdie Mae, 5 vjeç.

Simpson ishte e martuar më parë me Nick Lachey-n nga 2002 deri më 2006. Johnson luajti për San Francisco 49ers dhe New Orleans Saints.





Burimi i Lajmit
#Aktorja #njohur #ndahet #nga #bashkëshorti
#showbiz #bigbrothervip