
Në shumë lokacione në Shkup mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje, në kuadër të aksionit policor, lidhur me parregullsitë që janë konstatuar në punën e INP Burgu Shkup gjatë kontrolleve të pak muajve më parë të kryera nga Drejtoria për Ekekutimin e Sanksioneve, informojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.
“Departamenti për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në MPB, në koordinim me prokurorin publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup”, informuan nga MPB-ja dhe paralajmëruan informacione më të detajuara gjatë ditës.
Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, aksioni pason pas kontrolleve të Drejtorisë disa muaj më parë, në të cilat, siç tha ai, kemi konstatuar parregullsi të shumta në punën e burgut, që nga drejtori e më poshtë.
“Materialet i kemi dorëzuar në MPB dhe në Prokurorinë Publike. Ata e morën detyrën”, deklaroi Pandovi.