
Një pacient me sëmundje të rrallë imunitare, që po përgatitej të hynte në hospice, (bujtinë ku pacientët jetojnë 6 muaj ose më pak), është në remision (një term mjekësor që përdoret për të përshkruar një periudhë kur simptomat e një sëmundjeje reduktohen ose zhduken përkohësisht) pasi inteligjenca artificiale identifikoi një ilaç shpëtues për jetën.
Shumë njerëz me sëmundje të rënda, si kanceri apo sëmundje të zemrës, mbijetojnë për vite duke përdorur trajtime të ndryshme, derisa të gjitha ilaçet e disponueshme të ndalojnë së vepruari derisa humbasin jetën.
Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë duke kërkuar me shpejtësi mes mijëra ilaçeve ekzistuese, për të gjetur ato që mund të japin rezultat.
Neë England Journal of Medicine ka raportuar tani rastin e një burri me një gjendje të rrallë imune, jeta e të cilit u shpëtua nga teknologjia.
Pacienti, i cili ka mbetur anonim, ka sëmundje idiopatike multicentrike Castleman (iMCD), e cila ka një shkallë veçanërisht të ulët të mbijetesës dhe pak mundësi trajtimi.
Nëpërmjet AI u kontrolluan 4000 medikamente ekzistuese, duke zbuluar adalimumab – një antitrup monoklonal i përdorur për kushte që variojnë nga artriti te sëmundja e Crohn –që mund të funksionojë.
Dr David Fajgenbaum, shprehet, “Kjo është e jashtëzakonshme, jo vetëm për këtë pacient dhe iMCD, por për implikimet që ka mësimi i përdorimit të teknologjisë për të gjetur trajtime për më shumë kushte.”
Shumë sëmundje duken shumë të ndryshme, në simptomat dhe rezultatet e tyre, por ndajnë mutacione gjenetike ose nxitës molekularë në trup, dhe për këtë arsye mund të trajtohen me të njëjtin ilaç.
Procesi i përdorimit të një ilaçi ekzistues për një qëllim për të cilin nuk ishte menduar fillimisht quhet ripërdorim.
Më parë, studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë përdorur AI për të propozuar kombinime të barnave ekzistuese për kancerin e pashërueshëm të trurit tek fëmijët.
Ekipi i studimit që identifikoi trajtimin zbuloi se adalimumab që iu dha trajton një proteinë të quajtur faktori i nekrozës së tumorit (TNF), i cili duket se luan një rol kyç në iMCD.
Sëmundja imune mund të shkaktojë dëmtime në indet dhe organet e trupit, të cilat mund të çojnë në dështim të shumë organeve dhe është kërcënuese për jetën.
Dr .Fajgenbaum, i cili ka vetë iMCD, tha: “Nevojiten më shumë kërkime, por shpresoj se shumë prej tyre mund të përfitojnë nga ky trajtim i ri.”/ www.dailymail.co.uk
#identifikon #ilaçin #për #pacientin #cili #ishte #në #prag #të #vdekjes
#identifikon #ilaçin #për #pacientin #cili #ishte #në #prag #të #vdekjes