Abdixhiku në Gjakovë: Bizneset do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë


Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se i ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë.

”Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie – edhe një shembull i qartë i shpirtit sipërmarrës dhe inovativ të popullit tonë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se bizneset do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë.

”Sektori privat është motorri i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë. Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari”, ka thënë Abdixhiku.

Bashkë, do ta sjellim ndryshimin që vendi ynë e meriton, ka shtuar më tutje Abdixhiku.



Source link