Comodita Home mbush 10 vjet:

Comodita Home mbush 10 vjet:


Comodita Home mbush sot 10 vite në treg dhe për këtë përvjetor të shënuar, ka përgatitur një sërë befasish për klientët e saj.

Gjatë kësaj periudhe, brendi ka ofruar produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë, duke u bërë një emër i besueshëm në industrinë e pajisjeve për shtëpi, transmeton klankosova.tv.

Me këtë rast, Comodita Home dedikon oferta speciale, zbritje ekskluzive dhe surpriza të tjera për ata që zgjedhin të bëjnë blerje gjatë kësaj periudhe festive.

”Argëtim, shpërblim dhe komoditet”, u shpreh Shqipe Berisha nga Comodita Home, e cila dha edhe të tjera detaje lidhur me kampanjën e festës së brendit më të njohur për produktet e shtëpisë dhe jo vetëm.

”Ka aktivitete plot. Sepse kampanja do të zgjasë gjatë gjithë muajit. Janë aq shumë shpërblime gjigante, do t’i gëzojnë klientët edhe në shtëpitë e tyre”.

”Dua t’ju bëjë një thirrje të gjithëve, vizitoni dyqanet e Comodita Home kudo brenda Kosovës sepse do të ketë dhurata të befasishme. Nuk dua të zbuloj shumë detaje, sepse janë dhurata që as unë vet personalisht nuk i di – se si unë u them të vizitoni pikat tona”.

”Pas shpërblimeve që janë planifikuar të jenë prezentë në dyqanet e Comoditas në Kosovë, do të jenë kampionët e viteve”.

”Secili do të marrë dhurata në këtë dekadë të rehatisë. Nëse keni qenë klient i Comoditas në këto 10 vite, kemi mendu t’ua shpërblejmë klientëve tanë”.

Pra, klientët mund të shijojnë mundësinë për të rifreskuar ambientet e shtëpive të tyre me produkte cilësore dhe moderne në çmime të favorshme të Comodita Home.

 

 

 

The post Comodita Home mbush 10 vjet: Qëndroni aktivë gjatë këtij muaji, surpriza e oferta fantastike appeared first on Klan Kosova.



Source link