
Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, por treguesi i vdekshmërisë foshnjore mbetet i lartë. Mjekët pohojnë se Shqipëria ka vdekshmëri të lartë foshnjore për shkak të mungesës së mjekëve neonatalë.
- Norma aktuale e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2025 është 6.885 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.42% nga viti 2024.
- Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2024 ishte 7.056 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.37% nga viti 2023.
- Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2023 ishte 7.227 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.17% nga viti 2022.
- Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2022 ishte 7.387 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.12% nga viti 2021. http://http://https://www.macrotrends.net/global-metrics/countries/ALB/albania/infant-mortality-rate
Edhe pse ka përmirësime, krahasuar me vendet e rajonit qëndron në krye.
Shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë foshnjore janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën
perinatale” me 49,3%, “Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut” me 20,1% dhe “Anomalitë kongjenitale” me 9,7% të vdekjeve të regjistruara.
Neonatologjia është një degë e pediatrisë që merret me shëndetin e foshnjave në 28 ditët epara të jetës. Duke pasur një fokus specifik dhe për një periudhë të shkurtër jetën e foshnjës,pediatër nuk preferojnë të specializohen në këtë drejtim.
Ata e shohin më mirë të punojnë si pediatër të përgjithshëm, pasi do të mbulojnë problemetshëndetësore të fëmijëve deri në 14 vjeç, ndryshe nga neonatologët që duhet të specifikohenpër foshnjat një muajshe.
Gjithnjë e më pak mjekë të rinj zgjedhin këtë profesion, ndërkohë që kërkesat për shëndetin efoshnjave në ditët e para të jetës janë në rritje. Pothuajse të gjitha spitalet rajonale nuk kanë njëneonatolog, por vetëm një mjek obstetër./shendeti.com.al
#Shqipëria #vdekshmëri #të #lartë #foshnjore #shkak #mungesa #mjekëve
#Shqipëria #vdekshmëri #të #lartë #foshnjore #shkak #mungesa #mjekëve