Haradinaj: Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësi


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ish-emisari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner ka luajtur një rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner. Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.



Source link