Strategy përgatitet për blerjen edhe 2 miliardë dollarëve të tjera në Bitcoin


Firma e softuerit Strategy – ish-MicroStrategy – zbuloi planet për të blerë më shumë Bitcoin ditën e Enjte duke afirmuar më tutje përkushtimin e saj ndaj investimit në kriptomonedha.

Kompania e cila e përshkruan veten si “Kompania e Thesarit të Bitcoin” ka vendosur të blejë edhe 2 miliardë dollarë Bitcoin të tjera duke shitur bono të konvertueshme. Ky proces do të përdoret për të zgjeruar më tutje rezervën e saj të Bitcoin.

Bono të tilla nuk paguajnë interes mbajtësve të saj por mund të konvertohen në aksione të kompanisë.

Ato maturohen në Mars të 2030-ës tha kompania dhe nuk mbështeten nga një kolateral. Vendimi më i fundit i Strategy vjen si pjesë e planit “21/21” të vitit të kaluar për të ngritur 42 miliardë dollarë për të blerë më shumë Bitcoin.

Plani do të shohë firmën të ngrijë 21 miliardë dollarë përmes kapitalit neto dhe 21 miliardë dollarë duke shitur letra me vlerë.

Strategy filloi blerjen e Bitcoin në 2020-ën si pjesë e një plani emergjent për të bërë para për aksionerët e saj pas Covid-19.

Bashkëthemeluesi dhe Kryetari Ekzekutiv Michael Saylor, atëherë CEO, tha në atë kohë se Bitcoin ishte investimi më i mirë – duke shërbyer si ar dixhital – dhe ende argumenton sot se kriptomonedha është një mbrojtje e inflacionit. /PCWorld Albanian





Source link