
FTX filloi të paguante pas investitorët e kriptomonedhave duke lëshuar 1.2 miliardë dollarë ditën e Marte tek bartësit e sasive të vogla. Është hapi i radhës i bursës së kolapsuar e cila po përpiqet të rikthejë fondet tek ish konsumatorët e saj.
Pjesa më e madhe e përdoruesve, të cilët përfshiheshin në tavanin nën 50 mijë dollarë të aseteve në pronësi të FTX, filluan të merrnin pas asetet e tyre. Në Tetor bursa e falimentuar njoftoi se kreditorët dhe konsumatorët e saj do të merrnin mes 14.5 deri në 16.3 miliardë dollarë kompensim total.
Qindra mijëra investitorë të cilët kishin para në bursë kërkuan dëmshpërblim pasi FTX shpalli falimentin nën kapitullin 11.
FTX kishte përdorur fondet e klientëve për fondin e saj Alameda Research. Jo të gjithë kreditorët do të marrin kompensim të menjëhershëm nga pasuria nëse janë më të mëdhenj se 50,000 dollarë ose përballen me rishikim, ndër arsye të tjera. Solana (SOL) përfaqëson zotërimet më të mëdha të kriptove në bilancin e FTX, sipas ofruesit të të dhënave të kriptove CoinGecko, bazuar në dokumentet e gjykatës.
/PCWorld Albanian