
Ish shefja e teknologjisë së OpenAI Mira Murati lançoi një startup AI quajtur Thinking Machines Lab ditën e Marte me një ekip prej 30 inxhinierësh dhe kërkuesish afruar nga konkurrentët e OpenAI, Meta dhe Mistral.
Kjo lëvizje tregon aftësinë e Mira Murati, një ekzekutive me përvojë të gjatë në OpenAI, të afrojë stafe kërkimore lider nga rivalët.
⅔ e punonjësve të afruar vinë nga OpenAI përfshirë Barret Zoph, një kërkues lider i cili u largua nga krijuesi i ChatGPT ditën që Murati u largua në Shtator të 2024.
Zoph do të shërbejë si CTO i startupit të ri. Bashkëthemeluesi i OpenAI John Schulman është kryeshkencëtari i startupit. Ai u largua nga OpenAI për të shkuar në Anthropic në Gusht.
Më shumë punonjës së OpenAI pritet ti bashkohen kompanisë sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Kompania gjithashtu është në bisedime për të ngritur kapital nga investitorë të ndryshëm.
Murati ju bashkua OpenAI në 2018-ën duke udhëhequr zhvillimin e ChatGPT dhe shpeshherë shfaqur në krah të Sam Altman në daljet publike të kompanisë.
Largimi i saj i papritur ishte pikënisje e disa largimeve të profilit të lartë nga OpenAI ndërsa kjo e fundit po kalonte nëpër një ristrukturim. /PCWorld Albanian