
DeepSeek, aplikacioni shumë popullor Kinez i inteligjencës artificiale, është hequr nga dyqanet e aplikacioneve në Korenë e Jugut që prej datës 15 Shkurt.
Përmes një njoftimi për shtyp nga autoriteti vendas i mbrojtjes së të dhënave, Komisioni i Mbrojtjes së Informacioneve Personale, tha se shkarkimi i aplikacionit do të lejohet në momentin që kompania AI Kineze zbaton ligjet lokale të mbrojtjes së të dhënave.
Përdorimi i DeepSeek është bllokuar edhe në pajisjet e punonjësve shtetërore dhe të ushtrisë.
Aplikacioni për herë të parë pati një prezencë lokale në Korenë e Jugut më 10 Shkurt. Kompania gjithashtu pranoi se nuk kishte marrë plotësisht në konsideratë ligjet lokale të mbrojtjes së të dhënave kur lançoi shërbimin globalisht. Por premtoi se do të zbatonte ligjet lokale dhe të bashkëpunojë me autoritetet.
Muajin e kaluar Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave i dërgoi DeepSeek një kërkesë për të mësuar se me çfarë lloj të dhënash trajnohen modelet e saj. Vende të tjera si Australia dhe Tajvani kanë ndaluar përdorimin e tij për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
/PCWorld Albanian