
Ka përfunduar shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme, ndërsa tashmë është formuar Komisioni që do të verifikojë plotësimin e kushteve dhe kritereve të kandidatëve të paraqitur, nga Këshilli Gjyqësor, pa dhënë detaje se sa kandidatë kanë aplikuar dhe kush ka aplikuar për këtë shpallje.
Këshilli thekson se zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet në një nga seancat e ardhshme publike. Megjithatë, nuk konkretizohet se kur saktësisht do të bëhet përzgjedhja.
Njoftimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme është bërë më 22 janar. Kryetares aktuale të Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i skadon mandati katërvjeçar më 12 mars.(Alsat-M)