17 vjeçari nga Kosova goditi dy këmbësorë me veturë në Shkup


Policia ka ngritur kallëzim penal kundër të miturit i cili mbrëmë rreth orës 22:00 ka goditur këmbësorët në rrugën Drinska në Shkup

 

Një 17-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar automjetin tip Audi, ka goditur këmbësorët S.I.(18) dhe një të mitur 17-vjeçar, të dy nga Shkupi. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda djali 18-vjeçar, ndërsa vajza ka pësuar lëndime të lehta, njoftojnë nga MPB.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë.



Source link