
Nelu Varga, pronari i CFR Cluj, ka treguar se sa kanë paguar të Ballkani për të transferuar Lindon Emërllahun.
Aksionari i klubit rumun është i bindur se kanë bërë një goditje me transferimin e kosovarit.
Varga tha se ka paguar 700 mijë euro për lojtarin, duke treguar edhe përqindje nga shitja e ardhshme.
“Bëmë një lëvizje të vërtetë në ditën e fundit të transferimeve dhe morëm Lindon Emerllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani”.