Arrestohet hajduti ‘serial’ i çantave dhe portofolëve në Elbasan

arrestim policiii

Arrestohet hajduti ‘serial’ i çantave dhe portofolëve në Elbasan

[ad_1]

Një 20-vjeçar në qytetin e Elbasanit është vendosur në prangat e policisë pasi vodhi me dhunë çantën e një gruaje me një shumë parash në të.

Sipas njoftimit të bluve ngjarja u regjistrua në lagjen “Syrja Dylgjeri”.

Ndërkohë i riu po ashtu dyshohet se i ka vjedhur një 43-vjeçareje një portofol në datën 5 shkurt.

NJOFTIMI I PLOTE:

I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash në të, një shtetaseje, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

I arrestuari autor edhe i një vjedhjeje tjetër me dhunë, të një çante dore, një shtetaseje.

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Syrja Dylgjeri”, një shtetas i kishte vjedhur çantën një 39-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “End”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit S. C., 20 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari është autor i 2 rasteve të vjedhjes, konkretisht:
-në lagjen “Syrja Dylgjeri”, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës me një shumë parash në të, shtetases S. K.;
-më datë 05.02.2025, në lagjen “Kala”, i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjecareje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.