Indianin e zuri poshtë një pjesë mermeri dhe ndërroi jetë, arrestohet drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i kantierit


Drejtuesi teknik edhe përgjegjësi i një kantieri, janë arrestuar nga policia e Korçës pasi një ditë më parë ndërroi jetë një indian teksa ishte duke punuar.

Sipas njoftimit të policisë ata janë identifikuar si Maksim Zisi dhe Spartak Halili.

47-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi një pjesë mermeri e zuri poshtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë.



Source link