Armëpushimi në Gaza! Izraeli liron 183 të burgosur palestinezë, Hamasi dorëzon tre pengje


Pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe një lufte 15 mujore që la plagë të shumta te qytetarët  e Gazës, Izraeli liron 183 të burgosur palestinezë, ndërsa Hamasi nga ana e tij liron tre pengje.

Mediat e huaja raportojnë se Izraeli nisi këtë të shtunë  të lirojë dhjetëra të burgosur palestinezë, me autobusë që arritën nderi në Bregun Perëndimor.

Një total prej 183 të burgosurish u liruan, u liruan si pjesë e shkëmbimit  tre pengjeve izraelite, shkruan

Ky është këmbimi i pestë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës në muajin janar.

Dhjetëra luftëtarë të armatosur të Hamasit formuan soty një kordon sigurie në një zonë në qytetin Deir el-Balah, me gjasë për të kontrolluar masën e mbledhur për të parë lirimin e pengjeve.

Në “Sheshin e pengjeve” në Tel Aviv qindra njerëz  u mblodhën për të mirëpritur pengjet e liruar. Atje është vendosur gjithashtu  një ekran i madh ku numërohen ditët, orët, minutat dhe sekondat që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, synon lirimin e 33 pengjeve gjatë fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes.

Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit pritet të nisin të hënën, por ende nuk dihen detaje për bisedimet.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pas këtij këmbimi, një delegacion izraelit do të niset për në Doha për negociata të mëtejme për armëpushimin.

Në fazën e dytë synohet lirimi i më shumë pengjeve dhe hapja e rrugës për përfundimin e përhershëm të luftës, që nisi më 7 tetor 2023.



Source link