
Rryma e shtrenjtë për ndërmarrjet komunale dhe problemi që një numër i madh i institucioneve publike furnizohen në mundësinë e fundit, ku çmimet e energjisë elektrike janë shumë më të larta se çmimet e tregut, do të trajtohen të enjten e ardhshme. Këtë e bëri të ditur kryetari i Asociacionit të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski, i cili beson se bashkë me Qeverinë do të gjendet zgjidhja më e mirë për komunat, shtetin dhe qytetarët. Tani për tani, të gjitha opsionet janë në lojë, me çka këto kompani do të ishin edhe në tregun e rregulluar.
“Biseduam me ministrin, por edhe me kryeministrin për këtë temë, çfarëdo që do të jetë zgjidhje më e mirë dhe do të thotë kursime më të mëdha në planin afatgjatë, ne do ta mbështesim atë. Nuk do të thotë që nëse sot kam një mendim të caktuar, për një temë të caktuar, për të cilën nesër dikush tjetër do të propozojë një zgjidhje më të mirë dhe në të njëjtën kohë do të gjenerojë kursime për komunën, nuk duhet pranuar”, tha Orce Gjorgjievski – kryetar i SHNJVL.
Ndërmarrjet komunale publike që paguajnë rrymë shumë më të shtrenjtë se çmimi i tregut janë kryesisht ndërmarrjet e ujësjellësit dhe ato për trajtimin e ujërave të zeza. Për problemin është në dijeni edhe ministrja e Financave, e cila tha se për problemin është alarmuar nga Byroja e Prokurimeve Publike dhe se po kërkohen zgjidhje.
“Nuk mund të pajtohem që nuk ka lëvizje sepse unë njoh një ministri të caktuar ku ka pasur, pothuajse të gjitha institucionet kanë pasur një furnizues fundor, tani ka prokurime publike, kanë lidhur kontrata si duhet, kanë marrë çmime shumë më të ulëta, në thelb është pikërisht siç thoni ju, nuk ka furnizues fundor, nuk ka as kontratë, është si një situatë e detyruar”, u shpreh ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.(Tv21)