
Ky është Liqeni Neuron, liqeni termal nëntokësor më i madh në botë.
Ndodhet në Leskovik, në zonën e Vromonerit, brenda luginave të zonave kufitare me Greqinë. Ky zbulim është bërë së fundmi nga një grup shkencëtarësh çek, të cilët prej disa vitesh kanë eksploruar zonën.
Duke gjurmuar burimet e avullit, nga burimet e nxehta nëntokësore, ata zbuluan një humnerë të thellë rreth 100 m, në fund të së cilës zbuluan këtë liqen, i cili sot për sot është më i madhi në botë me gjatësi 138 m, gjerësi 42 m dhe perimetër 345m me afërsisht 8,335 m3 ujë termal.
“Ky liqen është furnizues i burimeve përreth” – shprehet Richard Bouda, speleolog dhe fotograf. Liqeni u quajt Neuron në nder të Fondacionit Neuron që mundësoi ekspeditën.
#Zbulohet #në #Leskovik #liqeni #termal #nëntokësor #më #madh #në #botë
#Zbulohet #në #Leskovik #liqeni #termal #nëntokësor #më #madh #në #botë