La Liga në “dietë”, vetëm 31 milionë euro të shpenzuara


Postuar: Shkurt 5, 2025 | 21:34

Merkato e dimrit ka ulur “qepenat” edhe në La Liga. Dhe pa dyshim që ka qenë një merkato shumë kursimtare. Klubet në elitën e futbollit spanjoll adaptuan thënien “e mirë, e bukur dhe e lirë” si të tyren. Si rezultat, në këtë dritare dimri janë shpenzuar vetëm 31.1 milionë euro (45.3 më pak se një vit më parë).

LA LIGA

Përveç qëndrimit jashtë loje të Realit të Madridit, ka rënë në sy dhe mospërfshirja edhe e Barcelonës, e cila kishte qenë e gjallë në merkaton e dimrit në sezonet e kaluara. Dy skuadrat e Seviljes gjithashtu shtuan pak në një treg të mërzitshëm.

Betis me 13 milionë euro është klubi që ka investuar më shumë, e ndjekur nga fqinjët e qytetit, Sevilja, e cila pagoi 8 milionë euro për sulmuesin Adams (5.5 milionë euro) dhe anësorin Vargas (2.5 milionë euro). Investimi prej 31 milionë eurosh është i ndarë mes 7 klubesh, ndërsa 13 të tjerë nuk janë përfshirë në merkaton në hyrje.

31 PËRFORCIME – Klubet në La Liga janë përforcuar me 31 lojtarë (55 janë larguar), një shifër dukshëm më e ulët se ajo e dhënë sezonin e kaluar në të njëjtën merkato (44). Shumica e tyre vijnë nga ekipe të ligave të tjera.

Po ashtu, numërohen gjashtë klube (Majorka, Getafe, Las Palmas, Espanjol, Alavesh dhe Valencia) që kanë nënshkruar lojtarë, por me kosto zero, qoftë duke sjellë lojtarë të lirë apo të huazuar. Edhe dita e fundit që pritej të ishte intensive dhe me zhvillime (priteshin 21 nënshkrime), në fakt solli vetëm 10 lëvizje me Vajadolidin si “mbreti” i saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link