Prapaskenat e darkës/ Takimi me Mendezin, Jildizi mori ofertë 100 milionë euro


Postuar: Shkurt 5, 2025 | 22:08

Në skuadrën e Juventusit që mposhti me përmbysje Empolin dhe u rikthyer te fitorja, nuk ka asnjë gjurmë të tij në tabelën e golashënuesve, por ai ishte shpirti i skuadrës edhe kur rezultati nuk ishte në favor të bardhezinjve.

17327742825210934669_1200x630

Po flasim për Kenan Jildiz, i cili për momentin duket thelbësor në formacionin e Tiago Motës si për energjinë, ashtu dhe për grintën, dëshirën dhe cilësitë teknike. Por Juventusi duhet të jetë i kujdesshëm për të “lustruar” mirë perlën e tyre të vogël pasi jo vetëm disa emra të mëdhenj në Premier Ligë, por edhe super agjenti Horge Mendez i ka vënë syrin.

Agjenti i fuqishëm, siç shpjegon “Corriere dello Sport”, darkoi para pak ditësh me Kristiano Xhuntolin dhe familjen e talentit turk. Sipas asaj që raportohet bisedat që janë bërë atë mbrëmje kanë qenë dy. Mendez i ka propozuar familjes së Jildizit që të bëhet ai agjenti i tij, e mbi të gjitha, ka paraqitur një ofertë ku mund të jetë dhe thjeshtë ndërmjetës.

Ndërkohë nga ana tjetër Juventusi është treguar i qartë duke i vënë një çmim talentit turk. Plot 100 milionë euro. Koha nuk është e rastësishme pasi siç shihet me Kambiazon, në tregun modern të transferimeve nuk ka të pashitshëm dhe me ofertën e duhur mund të vlerësohet largimi i çdo lojtari. Kenan Jildiz nuk mund të bëjë përjashtim prandaj Mendez duket se ka gati blerësin me 100 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link