Veshja provokuese e Taylor Swiftit, kujt i dërgoi mesazh?


Taylor Swift u shfaq në ceremoninë e 67-të të çmimeve “Grammy” me një fustan të kuq dhe fansat janë të bindur se kanë zbuluar një “kuptim të fshehur” pas zgjedhjes së veshjes së saj.

Gjegjësisht, ylli i estradës botërore u shfaq e vetme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe me të nuk ishte i dashuri i saj Travis Kelce, ylli i NFL-së me të cilin është në lidhje që nga viti 2023, transmeton Indeksonline.

Swift ka pozuar në tapetin e kuq me një fustan të shkurtër të kuq Vivienne Westwood me detaje të kuqe.

Kombinimin e ka kompletuar me buzëkuq dhe vathë në të njëjtën ngjyrë, ndërsa shumë njerëzve i kanë rënë në sy edhe një unazë e madhe.

Fansat janë të bindur se zgjedhja e saj për këtë ngjyrë është një shenjë e dukshme e mbështetjes për Kelcen, e cila luan për Kansas City Chiefs dhe ngjyra e kuqe është marka e tyre. Megjithatë, ky nuk është mesazhi i vetëm që ylli dyshohet se i ka dërguar të dashurit të saj. Një zinxhir me një varëse në formën e shkronjës “T” u pa në këmbë.

“Fustan mini?! Një varëse “T” në kofshën e saj?!?? Ajo i tha të gjitha”, shkroi një fans në Twitter, ndërsa një tjetër shtoi: “Detajet janë gjithçka”.





Burimi i Lajmit
#Veshja #provokuese #Taylor #Swiftit #kujt #dërgoi #mesazh
#showbiz #bigbrothervip