VIDEO/ Sot duhej të ishte protagonist në derbi, sulmuesi i Milanit pritet si hero nga tifozët e klubit të ri


Postuar: Shkurt 2, 2025 | 16:55

Alvaro Morata ka kryer një nga transferimet më të papritura të viteve të fundit, teksa sot është bërë pjesë e Gallatasarajit, vetëm pak muaj pasi kishte zgjedhur t’i bashkohej Milanit. Në fakt, ka qenë java e fundit ajo që ka ndryshuar gjithçka për sulmuesin pas zënkave me trajnerin Konseisao, pasi në teori duhej të ishte sot protagonist në derbin ndaj Interit.

sdfdsfdfdssfdfd

Futbollisti ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku është pritur si një hero në aeroport nga ultrasit e zjarrtë të Gallatasarajit, që e kanë kthyer momentin e tij para turmës në një atmosferë të vërtetë stadiumi.

Morata pritet të firmosë më pas kontratën deri në vitin 2029 me Gallatasarajin, ndërsa Milani do të përfitojë 10 milonë euro, plus 3 të tjera në formë bonusesh nga kjo lëvizje e sulmuesit i cili ishte pjesë e klubit italian vetëm për pak muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link