Mrekullia nuk ndalet, Vora për të 16-ën në Burrel


Burreli arriti që ta kalojë ngërçin e bllokimit të merkatos së dimrit, pasi në përmbyllje të këtij procesi arriti që të bëje disa përforcime. Klubi matjan prezantoi të premten dy afrimet e reja, që janë vënën në dispozicion të trajnerit Ditmar Bicaj dhe janë të gatshëm për sfidën e sotme me Vorën, në orën 13:30 në stadiumin “Liri Ballabani”.fcdsKlubi ka zyrtarizuar afrimin e Gabriel Rroku, 20 vjeç, i cili luan si qendër mbrojtës. Më herët, matjanët zyrtarizuan afrimin e Erblin Koka. 23-vjeçari konsiderohet si një përforcim cilësor në merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit të mesfushës së Burrelit. Ndeshja e javës së 21-të me Vorën, pritet të jetë e fortë dhe e luftuar. Burreli ka si objektiv vetëm fitoren, si një autokritikë përpara tifozërisë së zjarrtë të tyre për atë hap fals ndaj fierakëve, dy javë më parë. Fitorja kërkohet edhe si revansh i humbjes 2-0 në fazën e parë në Vorë, një takim që pati edhe polemika.

Trajneri Bicaj pritet që ta ketë të plotë grupin, por kjo varet edhe nga situata e virozëve, pasi shumë lojtarë kanë pasur probleme në këtë periudhë. Nga burime pranë matjanëve, bëhet me dije se po bëhet një organizim i veçantë dhe pritet të ketë një prani të shtuar të tifozërisë matjane në mbështetje të ekipit të zemrës. Ndërkohë, do të udhëtojnë drejt Burrelit edhe një grup jo i vogël tifozësh nga Vora. Duhet theksuar fakti, se në këtë sezon ekipi i Burrelit, nën drejtimin e trajnerit Ditmar Bicaj, ndryshe nga edicionet e kaluara, po zhvillon një kampionat të mirë. Këtë e ka dëshmuar deri tani, teksa ka grumbulluar 34 pikë dhe është pozicionuar në vendin e katërt. Dy shkallë më lart sesa objektivi për të qenë në gjashtëshen e parë, por Burreli synon të vijojë me rezultate pozitive, padyshim përjashtim nuk bën as sfida me Vorën, që pritet me interes të madh. MARTIN DEDAJ

Java e 21-të e kampionatit e gjen Vorën në Burrel, takim i cili do të luhet sot në orën 13:30.

Ndaj matjanëve vorakët do të kërkojnë suksesin e 16-të sezonal. Lidhur me këtë sfidë, Xhuljo Tabaku, për “Panorama Sport” pohoi se ecuria është pozitive dhe Vora e ndal vrullin në Superiore, duke realizuar objektivin e klubit.

Luani sezonin e dytë te Vora, çfarë ka më shumë këtë vit ekipi?

Te Vora ka ndryshuar cilësia dhe pjekuria e lojtarëve, por edhe e vetë skuadrës. Ajo është bërë tashmë një skuadër “model” dhe ka një trajner si Arian Bellai, që ka brumosur mentalitetin e fituesit. Për sa i përket rivalitetit, asgjë nuk ka ndryshuar. Ashtu si vjet, kishim dy ekipe rivale, Elbasanin e Bylisin, ndërsa tani Flamurtarin dhe Besën. Vjet nuk e kishim eksperiencën e duhur për të rivalizuar. Këtë vit skuadra është më “ustallarë”, pasi dy rivalët i kemi pas nesh.

Duke pasur lojtarë me përvojë, a ju është lehtësuar puna si kapiten?

Kapiteni i skuadrës e ka detyrim, por edhe përkushtim përgjegjësinë në fushë. Duke qenë se në përbërje kemi lojtarë me emër, sigurisht që puna lehtësohet dhe detyrat shpërndahen në kohë reale gjatë lojës.

Sot luani në Burrel, sa vlen trepikëshi në këtë takim?

Burreli ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe gëzon respektin maksimal. Profesor Bellai me stafin e tij po punojnë për çdo detaj, që ne të kthehemi me pikë të plota nga andej. Ne duam ta mbyllin fazën e dytë të kampionatit me pikët maksimale, për të ruajtur distancën me ekipet e tjera. Së dyti, pse jo për të përfituar edhe nga avantazhet që të jep kalendari se ku do të zhvillohen ndeshjet e fazës së tretë.

Pra, jeni të bindur se nuk lëshoni “pe” derisa të ngjiteni në elitë?

Të gjitha hallkat e klubit janë të bindur plotësisht, se bashkëpunimi i ngushtë ka bërë këto mrekulli, që ne sot jemi këtu ku jemi. Sezoni është ende i gjatë, por prioritet mbetet vendi i parë dhe shpallja kampion i Kategorisë së Parë. Jemi në rrugën e duhur. Jemi një ekip ku u jepet hapësira lojtarëve më të rinj dhe kemi një grup ku kombinohen dhe alternohen mjaft mirë grupmoshat. A. DUSHKU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link