
Postuar: Janar 27, 2025 | 21:36
Ylber Ramadani ka fituar çmimin “Zemër Kuq e Zi”. Mesfushori i Kombëtares, i palodhuri, tërhoqi këtë çmim i cili iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama.
“As me mik nuk do kisha këtë fat. Kam simpati dhe respekt për këtë person që do lexoj tani, është në fushë si zemra e skuadrës, Ylber Ramadani”, u shpreh Edi Rama para se të jepte çmimin.
“Jam i nderuar që e marr këtë çmim, ju falenderoj shumë dhe premtoj që do bëj akoma më shumë që të shkojë përpara gjithë Shqipëria”, u shpreh Ramadani.
PANORAMASPORT.AL
