Kamëz – Finalizohet operacioni policor “Mjetet”, zbardhet vjedhja e pajisjeve elektronike në një shkollë në Babrru


Policia ka përfunduar operacionin e koduar “Mjetet” për zbardhjen e vjedhjes së pajisjeve elektronike nga një shkollë në Babrru, ngjarje e ndodhur më 10 janar 2025.

Si rezultat i hetimeve intensive, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga autorët, shtetasi E.N., 19 vjeç, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Të rinjtë e përfshirë janë nxënës të kësaj shkolle.

Gjatë operacionit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisjet e vjedhura, të cilat përfshijnë:

•3 kompjuterë

•1 laptop

•5 tastiera kompjuteri

•3 monitorë

•1 celular

•2 bokse

Pajisjet u gjetën të fshehura nga autorët dhe u sekuestruan si prova materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.



Source link