
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat.
Kurti tha se forcat gjenocidale serbe vranë babain e Elhamiut, Bajramin dhe motrën e tij, Hanumshahen me snajper derisa po ngjiteshin pyllit.
“Elhamiu u mbijetoi plagëve. Ai është dëshmitar i gjenocidit serb dhe dëshmi e qëndresës së popullit tonë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Bashkë me Kurtin për homazhe në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ishin edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani dhe Ambasadori William Walker.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.