
Postuar: Janar 27, 2025 | 11:29
Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj i cili realizoi dygolësh dhe dhuroi dy asiste në ndeshjen e Sivasporit kundër Kaiserisporit. Ai është vlerësuar me notën më të lartë 9.9.
Silvio Merkaj mban vendin e dytë pasi realizoi dy gola me Sudtirol përballë Frozinones.
Në vendin e tretë renditet Eduart Rroca i cili realizoi goli me penallti për Keciorengucu në transfertën e Bandirmaspor.
Jurgen Bardhi shënoi golin e parë me fanellën e Umraniespor, klubit të cilit iu bashkua gjatë verës për të vazhduar karrierën në kategorinë e dytë turke.
Top 5-shja plotësohet me Elseid Hysaj i cili asistoi në golin e vetëm për Lacion në humbjen kundër Fiorentinës.
PANORAMASPORT.AL
